Ngërç i shpeshtë, çfarë duhet të bëj?

  • ngerc 2Jam një djalë 24 vjeç dhe doja të dija se çfarë rekomandohet në rastet e ngërçit të përsëritur? Dhe a ka ndonjë mundësi për ti parandaluar ato?

LEDI
Për pyetjen tuaj kemi pyetur mjeken reumatologe Aida Nica:
“Së pari do ti thosha djalit se për sa i përket trajtimit të ngërçit nuk ka metoda të veçanta. E vetmja zgjidhje është rimarrja e lëngjeve që humbasin dhe shtimi i kripërave në meny.
Në momentin që shfaqet ngërçi duhen pirë menjëherë lëngje dhe duhet bërë masazhimi i muskulit të prekur. Ndërsa përsa i përket pyetjes se çduhet bërë për ti parandaluar do shtoja se mënyra më e mirë për ta parandaluar është eliminimi i faktorëve shpërthyes. Për këtë arsye këshillohet kujdes gjatë kryerjes së aktivitetit fizik dhe një regjim ushqimor i përshtatshëm, me anë të të cilit duhen zëvendësuar sasitë e nevojshme për magnez, kalcium dhe potas, të cilat humbasin me djersën dhe që janë mjaft të rëndësishme për fibrat muskulorë. Rekomandohet një meny e pasur me perime, kryesisht ato me gjethe të gjelbër, qumësht, djathë, kos, peshk etj. Po ashtu duhet të pihen shumë lëngje frutash dhe ujë mineral, që përmbajnë kripëra. Duhet shmangur përdorimi i diuretikëve, antihistaminikëve dhe pijeve alkoolike përpara aktivitetit fizik, sepse ndikojnë në humbjen e lëngjeve dhe favorizojnë dehidrimin. Në të njëjtën kohë nuk rekomandohet kryerja e aktivitetit fizik pasi keni ngrënë, sepse ndikon në qarkullimin e gjakut, njëkohësisht dhe të muskulit, duke favorizuar dhe ngërçet”.

Postime të ngjashme

Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë