Ngjirja, çfarë duhet të bëjmë praktikisht

-Në çdo rast ngjirjeje, qoftë kjo akute apo kronike, rekomandohet “kura e heshtjes”; heshtja duhet të jetë më absolutja e mundshme, që ta qetësojë vërtet laringun, që me kordat e tij zanore përbën organin e të folurit.

ngjirja karton fyti-Në rastin e laringjitit akut duhen thithur ujëra alkalie, të pasura me kripëra kalciumi dhe bikarbonate, p.sh, dhe tymosje me avuj balsamikë dhe dekongjestionantë me vajisje me tub dhe mentol.

-Në rastin e laringjitit kronik, lëreni përfundimisht duhanin, bëni vaksina kundër sekretimeve, merrni substanca për lëngëzimin e sekretimeve të ngurtësuara që bllokojnë kordat zanore dhe bëni pushime pranë stacioneve termale të specializuara për kurën e sëmundjeve të frymëmarrjes.

-Në rast të abuzimit me organet vokale (këngëtarë, mësues, predikues) me zhvillim të moduleve, të polipeve, të papilomave, mos iu shmangni ndërhyrjes së vogël kirurgjikale duke gënjyer veten me medikamente (ngjanjëherë kjo ndërhyrje mund të jetë ambulatore, pa shtrim në spial).

-Në çdo rast ngjirjeje që zgjat pa përmirësim përtej 15 ditësh, mos hezitoni t’i drejtoheni specialistit për një vizitë otorinolaringoriatrike më të thelluar; edhe pse në shumicën e rasteve kjo është një masë e padobishme, është e vetmja mundësi për një diagnostikim të hershëm dhe për një kurim të plotë të tumoreve malinjë të laringut (që sot kurohen me sukses të plotë).

Postime të ngjashme

Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar
TFL publikon raportin “NGACMIMI SEKSUAL NE VENDIN E PUNËS, 2023”
Formular Aplikimi
8 rekomandime se si të përballoni të nxehtët gjatë ditëve të verës
Si ndikojnë temperaturat e larta tek të sëmurët kronikë?
BUTRINTI – Lufta e radhës së qytetit antik  
Ja dieta ideale për parandalimin e sëmundjeve të trurit (Alzhaimer, plakjen e trurit etj)
Ushqimet që nuk duhet të konsumoni, ja përse