Ngritja e avantazheve të të rinjve përmes inovacionit dhe sipërmarjes sociale

RAISE: “Raising The Advantages of Youth Through Innovation and Social Entrepreneurship”.

Është projekti i rradhës i organizatës “Përtej Barrierave”, I cili financohet nga Komisioni Europian.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është punësimi dhe rritja e kompetencave të të rinjve në organizatat partnere përmes punës rinore dhe metodat jo-formale arsimore. Ky projekt përfshiu 3 aktivitete:

1.Trajnimi I trajnerëve që u bazua sidomos tek manuali “See a Game” dhe metodologjia “Living Lab”.

2.Shkëmbimi Rinor për të rinjtë me qëllim  shkëmbimin kulturor të ndrësjelltë.

3.Semiari për punonjësit e rinj duke u fokusuar në shkëmbimin e praktikave të mira dhe zgjidhjen dhe identifikimit të sfidave të përbashketa.

 

Ky projekt mblodhi së bashku të rinj nga vende të ndryshme të Europës edhe Ballkanit të tilla si: Greqia, Serbia, Maqedonia, Bosnia dhe Herzegovina, Kosova, Kroacia, Rumania dhe Shqiperia.

Objektivat e propozuara janë të hartuara bashkarisht me të gjithe partnerët dhe korrespondojnë me qëllimin kryesor të projektit.

Po implementohet ne Shqiperi, Durres, aktiviteti I tretë i projektit RAISE i aplikuar nga organizata Pertej Barrierave I cili do të zgjasë 7 ditë nga data 10 Mars deri në datën 17 Mars 2017. Ky projekt ka mbledhur së bashku 24 të rinj nga vendet e sipërpërmendura të cilët do të zhvillojnë më tepër kompetencat e tyre në këtë fushë. Gjithashtu aktiviteti ëshëe me se shumti    I fokusuar ne shkembimin e praktikave te mira dhe identifikimin e sfidave te perbashketa ndermjet vendeve partnere.

Ky është një projekt që përfshin disa aktivitete si Trajnimin e Trajnerëve, Shkëmbimin Rinor dhe Seminarin që do të thotë që synon të zhvillojë  kompetencat e të rinjve në 2 nivele: kompetenca individuale të pjesëmarrësve dhe kompetencat e tyre profesionale si trajnerë dhe sipërmarres të rinj.

Gjithashtu gjatë implemetimit të projektit u shqyrtuan edhe mjete dhe metoda të ndryshme të përdorura gjatë punës me të rinjtë në mënyrë që pjesëmarrësit të mund të identifikojnë ato menyra mësimi që përshaten me ta, të cilat e bëjnë më lehtë procesin e mësimit. I gjithë aktiviteti bazohet në metodologjinë e edukimit jo-formal.

 

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse