Po implementohet në Shqipëri aktiviteti i dytë i projektit RAISE, i aplikuar nga organizata “Përtej Barrierave” në bashkëpunim me 7 organizata të tjera nga Evropa dhe Ballkani (Greqia, Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia, Rumania dhe Shqipëria), projekt i cili do të zgjasë 10 ditë nga data 1 Dhjetor deri në datën 10 dhjetor 2016. Ky projekt ka mbledhur së bashku 41 të rinj nga 8 vende të ndryshme për të ndarë ndërmjet tyre eksperienca në lidhje me sipërmarrjen sociale dhe se si ata mund të zhvillojnë më tepër komptenecat e tyre në këtë fushë.
Projekti financohet nga Komisioni Evropian dhe shkon në një linjë me objektivat kyç të programit “Erasmus+”, atë të punësimit të të rinjve, gjithashtu i përgjigjet objektivit tjetër të këtij programi në lidhje me rritjen e kapaciteteve të të rinjve.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është punësimi dhe rritja e kompetencave të të rinjve në organizatat partnere përmes punës rinore dhe metodat jo-formale arsimore. Projekti do të ndihmojë pjesëmarrësit për të kuptuar edhe për të kthyer idetë e tyre në veprime, ata do të kenë shumë shembuj praktikë si të jenë krijues edhe inovativë, për të ndërmarrë rreziqe si edhe për të planifikuar dhe menaxhuar projekte sociale; si të mund të përdorin në mënyrë optimale mundësitë e dhëna si edhe të jenë të vetëdijshëm për vlerat etike. Kjo qasje ju lejon pjesëmarrësve të strukturojnë procesin e tyre të të mësuarit bazuar në nevojat edhe aftësitë e tyre.
Përveç kësaj, gjatë implemetimit të projektit do të shqyrtohen edhe mjete dhe metoda të ndryshme të përdorura gjatë punës me të rinjtë, në mënyrë që pjesëmarrësit të mund të identifikojnë ato mënyra mësimi që përshtaten me ta dhe ua bëjnë më të lehtë procesin e mësimit. I gjithë aktiviteti bazohet në metodologjinë e edukimit jo-formal.




