Nis tregtia e ajrit

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

ajer2

Ajër i fshatrave britanikë për vetëm 80 paundë kavanozi. Ky është produkti më i ri që një biznesmen 27-vjeçar po u shet shtresave të pasura kineze që jetojnë në qytetet më të ndotura. Leo de Watts , 27 vjeç, e mbledh ajrin nga fshatrat britanikë dhe e eksporton atë në Shanghai apo Pekin, ku biznesmenë kinezë e blejnë për ta thithur.

ajer1

Produkti i quajtur “Aethear”, reklamohet në internet, ku përshkruhet cilësia dhe vendet nga të cilat ai mblidhet. Ajri mblidhet me kavanoza të cilët lëvizen nga zona në zonë për të grumbulluar lloje të ndryshme ajri. Këtë proces Watts e ka quajtur “kultivimi i ajrit”. Përpos atyre që e blejnë për ta thithur, disa të tjerë e mbajnë në formë koleksioni për vlerën që ai ka. Që nga dita kur ai nisi biznesin, ka shitur 180 të tilla. Madje ai po bën dhe një promocion me rastin e vitit të ri kinez duke ofruar 15 kavanozë me çmimin e 888 paundë.

ajer

Burimi: Indepedent / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?