Çokollata (kakaoja) mund të ndihmojë në largimin e çmendurisë duke rritur qarkullimin e gjakut në zonën e trurit që ndihmon kujtesën, sugjerojnë studimet e fundit.
Studimi ka gjetur se një përbërës në kakao mund edhe të rikthejë humbjen e kujtesës të lidhur me moshën tek njerëzit e shëndetshëm.
Kërkimet treguan se antioksidantët në, të quajtura, flavonole, ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës tek pensionistët.
Të dhënat e studimit, të publikuara në internet nga revista “Nature Neuroscience”, forcojnë lidhjen mes një zone specifike të trurit dhe humbjes normale të kujtesës.
Studiuesit bënë kërkime tek 37 persona të moshës 50-69 vjeç nëse flavonolet e kakaos mund të rrisin funksionin njohës të trurit. Këtyre personave iu dhanë doza të vogla ose të mëdha të flavonoleve të kakaos për 3 muaj rresht. Ata zbuluan se në çështjet njohëse të kujtesës, pjesëmarrësit që konsumuan doza më të larta të kakaos për tre muaj ishin më të shpejtë se ata që kishin marrë doza më të larta.
Dr. Clare Walton, menaxhere e kërkimit të Shoqatës së Alcajmerit, thotë: “Ky studim i vogël, por tepër cilësor tregon se antioksidantët e gjetur tek kakaoja mund të përmirësojnë aftësitë njohëse duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në një zonë të caktuar të trurit.
“Truri dihet që ndikohet nga kalimi i viteve, por gjithsesi ne ende s’e dimë nëse këto ndryshime të trurit përfshihen në çmenduri (dementia).
“Me netët e gjata të dimrit përpara, shumë prej nesh janë më të prirur për të pirë një filxhan të ngrohtë me kakao në fund të ditës.
“Sidoqoftë ende jemi duke vlerësuar nëse konsumi i ushqimeve të pasura me antioksidantë mund të përmirësojnë kujtesën tuaj dhe të ulin rrezikun e çmendurisë”.
Kërkuesit amerikanë të Qendrës Mjekësore Universitare të Kolumbisë, të cilët kryen studimin, thanë se ky studim jep provën e parë që një përbërës i lidhur me humbjen e kujtesës nga mosha është e shkaktuar nga ndryshimet në një zonë të caktuar të trurit dhe kjo formë e humbjes së kujtesës mund të përmirësohet me dietë ushqimore./ Arlinda Gjypi


