Një foshnjë në Kinë ka lindur shtatzënë, madje me dy fetuse. Doktorët janë habitur pasi kanë konstatuar një rast tepër të rrallë. Në trupin e një foshnje (gjinia femër) kanë dalluar 2 fetuse. Kjo është diçka tepër e çuditshme pasi ndodh një herë në 500 000 lindje dhe janë raportuar vetëm 200 raste të tilla.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar këtë si një gjendje “fetus in fetu”( fetus brenda fetusit)
Doktorët e operuan foshnjën për të eliminuar fetuset, ndërkohë që ajo ishte vetëm 3-javëshe. Dy fetuset ishin të gjatësive 37 mm dhe 35 mm, pesha e fetusit më të madh ishte 14.2 gr ndërsa fetusi më i vogël peshonte 9.3 gr.
Gazetz Mjekësore e Hong Kongut përshkruan se fetuset kishin 4 gjymtyrë, lëkurë, brinjë, stomak, si dhe inde truri, por mungonte kafka.
Megjithatë, doktorët hedhin dyshimet mbi një teori të dytë duke thënë se foshnja mund të jetë prekur nga një lloj tumori i quajtur “teratoma” ku qelizat ndahen dhe marrin pjekurinë e indeve të ndryshme, duke bërë që këto gjendra të duken si fetuse.
Një teori tjetër është ajo e njohur si teoria e binjakëve “monozigotë”, ku binjakët identikë të formuar nga e njëjta vezë fillojnë të zhvillohen brenda barkut të nënës të tyre. Teoria thotë se, nëse njëri nga binjakët vdes, eshtrat e tij zhyten në trupin e binjakut tjetër.
Në raportin e tyre mjekët thonë se teoria e shtatzënisë së shumëfishtë ka fituar mbështetje kohët e fundit. Por ende nuk ka prova konkrete për të konfirmuar këtë teori.
Në shumicën e rasteve njerëzit janë prekur nga gjendja “fetus in fetu” në fëmijëri me përjashtim të një rasti kur një fermer në moshën 36-vjeçare u diagnostikua shtatzënë.
Në 2012 “Mail Online” raportoi një tjetër rast ku një 11-vjeçare nga Kina u shtrua në spital pasi në kurrizin e saj ishin shfaqur tre krahë./ Përgatiti në Shqip: Elena Beta


