Një hap larg zbulimit të sekretit të rinisë? Ja cila dietë ju mban gjithmonë të rinj

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Studimi më i fundit ka hedhur dritë mbi mënyrën se si plaken gjenet tona, duke na çuar kështu një hap larg zbulimit të rinisë së përjetshme. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, një ekip shkencëtarësh ka dëshmuar se qelizat mund të shkaktojnë dobësim të ADN-së dhe plakje të parakohshme. Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Brown kanë zbuluar gjithashtu se ekziston një lidhje e ngushtë midis dietave me pak kalori dhe të qëndruarit i ri për një kohë të gjatë.sekreti-i-rinise

Rezultatet e studimit 5-vjeçar, që ka kushtuar 9.67 milionë dollarë, janë cilësuar si hapi më i rëndësishëm në fushën e kërkimeve mbi plakjen e njeriut.

Sipas hulumtuesve shkencorë, dieta me më pak kalori mund të shtyjë plakjen. Ka shumë teori përse ndodh një gjë e tillë, edhe pse asnjëra nuk është konfirmuar deri tani.

Dimë që dietat e pasura me yndyra dhe shumë sheqer rrisin inflamacionin e organeve, duke rritur kështu rrezikun për sëmundje të zemrës.

Sipas shkencëtarëve, konfirmimi i lidhjes midis dietës dhe plakjes hap mundësi të reja eksplorimi për zyrtarët e shëndetit publik, që të përmirësojnë shëndetin dhe jetëgjatësinë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm