Një kancer epidemik po përhapet frikshëm tek burrat

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Janë shtuar ndjeshëm rastet me kancer të qafës dhe kokës tek burrat. Një studim i ri ka zbuluar se meshkujt që kryejnë seks oral me disa partnere kanë rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit që qafës dhe kokës. Ata që pinë duhan dhe bëjnë seks oral me 5 ose më shumë partnere janë më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të shkaktuar nga “human papilloma virus”, njohur si HPV, sipas një studimi të ri të publikuar tek revista Annals of Oncology.

Rreziku është më i ulët tek gratë dhe njerëzit që nuk konsumojnë duhan dhe kanë kryer seks oral me më pak se 5 partnere.

Rastet me kancer të kokës dhe qafës parashikohet të tejkalojnë ato të kancerit cervikal deri në vitin 2020. Edhe pse ka më shumë se 100 lloje të virusit papilloma human, 3 janë më të rrezikshmit: HPV 16 ose 18, që shkaktojnë kancer cervikal, dhe HPV 16 që shkakton kancer orofaringeal.

Mjekët shpresojnë që kjo provë e rritjes së rrezikut të shkaktuar nga dy sjellje të ndihmojë në identifikimin e personave që janë më të rrezikuar nga zhvillimi i kancerit të qafës dhe kokës. Kjo mund të jetë më e besueshme për njerëzit që janë në rrezik, thonë shkencëtarët pas këtij studimi.

Gjatë studimit u monitoruan më shumë se 10 mijë persona të moshës 20-69 vjeç. Hulumtuesit shkencorë vëzhguan rastet ku kishte gjurmë të virusit HPV dhe i krahasuan ato me numrin e njerëzve që mund të prekeshin nga kanceri i qafës dhe kokës si pasojë e këtij virusi.

Studimi zbuloi se gratë që kishin kryer seks oral me një partner gjatë jetës së tyre ishin më pak të rrezikuara që të infektoheshin me një lloj të veçantë të virusit HPV – nga këto, vetëm 0.5% e jo-duhanpirësve ishin të prekura. Rreziku ishte më i lartë tek gratë që kishin kryer seks oral me dy ose më shumë partnerë.

I njëjti trend ishte edhe tek meshkujt. Ata që kishin kryer seks oral me 5 ose më shumë partnere dhe pinin duhan, 15% e tyre rezultuan pozitiv në virusin HPV.

Burimi: Independent/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi