Një kurë e gjitha natyrale që mund të zëvendësojë ilaçet

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

kure-natyrale

Njerëzit që vuajnë nga artriti e dinë sa e vështirë është të jetuarit me këtë sëmundje, ndërsa dhimbjet shtohen. Për të lehtësuar dhimbjet para se ato të përkeqësohen edhe më shumë, ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të konsumoni këtë pije në mëngjes.

Kjo pije është e pasur me vlera ushqyese dhe përbërës që mund të luftojnë sëmundjet. Më e rëndësishmja e kësaj pije është se përmban përbërës të gjithë natyral.

pije-natyrale

Çfarë ju duhet?

  • ¼ limon
  • ½ rrënjë të Shafranit të Indisë
  • ½ rrënjë xhenxhefili
  • 1 mollë të kuqe
  • 3-4 copa karotë

Përgatitja:

  • Qëroni xhenxhefilin dhe rrënjën e Shafranit të Indisë.
  • Hiqni pjesën e brendshme të mollës.
  • Prisni të gjithë ingredientët në copa të vogla.
  • Vendosini në shtrydhëse dhe shtrydhini mirë derisa të formohet një masë homogjene.
  • Hidheni në gotë dhe shtoni pak ujë nëse është shumë e trashë.

Limoni – Lëkura e limonit përmban përfitime të shumta shëndetësore. Përveç acidit citrik që gjendet tek ky frut, ai ka edhe efekt neutralizues në trup. Vlerat ushqyese dhe përbërësit që mund të gjenden tek lëkura e limonit ndihmojnë në relaksimin e enëve të gjakut, ulin inflamacionin dhe lehtësojnë dhimbjet nervore.

limon

Karotat janë të pasura me beta-karotene dhe antioksidues. Ato sjellin më shumë përfitime antiinflamatore krahasuar me ilaçe si ibuprofen, aspirinë apo celebrex. Karota ndihmon gjithashtu për uljen e niveleve të kolesterolit, parandalon sëmundjet e zemrës etj.

karote

Molla është një nga burimet kryesore të kuercetinës, një përbërës anti-inflamator që mban zemrën të shëndetshme dhe rregullon funksionimin e enëve të gjakut. Ajo ndihmon gjithashtu në uljen e niveleve të kolesterolit, parandalon sëmundjet e zemrës etj.

molla

Xhenxhefili lehtëson dhimbjet e kyçeve dhe ul inflamacionin tek personat që vuajnë nga osteoartriti dhe artriti reumatoid.

xhenxhefili

Shafrani i Indisë njihet për lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti. Thuhet gjithashtu se ai është më i mirë se ibuprofeni kur bëhet fjalë për lehtësimin e dhimbjeve. Shafrani është përdorur gjithashtu për luftimin e infeksioneve, parandalimin e zhvillimit të kancerit, uljen e inflamacionit dhe trajtimin e shumë problemeve me tretjen dhe mëlçinë.

Shafran Indie

Burimi: Healthy / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit