Një maskë efektive për rritjen e flokëve dhe eliminimin e yndyrës, mund ta bëni në shtëpi

Përbërësit në këtë maskë janë më efektivët për t’ju ardhur në ndihmë flokëve të yndyrshme dhe të dëmtuara.

Ndërsa një vezë është e mbushur me proteina dhe yndyrna, kosi është një burim i yndyrës qumështit dhe acidit laktik.

rritje flokeshNë fakt, proteinat që ndodhen në vezë janë proteina të cilësisë më të lartë që  mund të gjeni.

Kjo maskë nxit rritjen e flokëve dhe i mban ato të butë  dhe të shëndetshëm duke eliminuar gjithashtu yndyrën e tepërt nga flokët.

Mjalti është  tepër i dobishëm për rritjen e flokëve sepse ka një sasi të madhe të ushqyesve dhe vitaminat E, K, C, B1, B2, B6.  Bananet janë ndihmë e madhe në luftën kundër majave të dëmtuara. Vezë, banane, mjaltë, dhe birrë janë kombinimi perfekt për shëndetin e flokëve tuaj.

Përbërësit:

  • 1 banane
  • 1 vezë (ose vetëm 1 e verdhë veze)
  • Mjaltë, 1 lugë gjelle
  • 1/2 filxhan birrë të zezë

Udhëzime:

Vendosni të gjithë përbërësit në blender derisa të përfitoni një maskë homogjene.

Aplikoni maskën në flokë dhe mbajeni 1-2 orë.

Pas kësaj lani flokët tuaj si zakonisht. Rekomandohet që këtë maskë për rritjen e flokëve ta aplikoni një herë në javë.

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: thediscoverworld

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve