Kryefaqja Box 5 Një maskë për fytyrë që zhduk rrudhat si me magji!

Një maskë për fytyrë që zhduk rrudhat si me magji!

0
Shpërndaje

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Dëshira më e madhe e femrave është që të fshehin moshën e tyre duke përdorur produkte të ndryshme kozmetike që heqin rrudhat. Ata shpenzojnë shumë kohë dhe para për të zgjidhur këtë problem, dhe në shumicën e rasteve nuk ia dalin. Lexojeni këtë artikull me kujdes dhe zbuloni se si të zgjidhni këtë problem në mënyrë natyrale, dhe të dukeni më të rinj se sa jeni në të vërtetë.maske

Duhet të përgatisni një maskë për fytyrë me vetëm dy përbërës: mjaltë dhe qumësht. Mjalti është ilaçi më i mirë për lëkurën dhe shumë efikas në trajtimin e rrudhave.

Përbërësit:

  • 4 lugë gjelle qumësht pluhur
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 2 lugë gjellë ujë të ngrohtë
  • Një peshqir të vogël

Bashkoni ujin e ngrohtë, mjaltin dhe qumështin pluhur dhe përzieni mirë derisa të formohet një pastë. Aplikojeni maskën e përgatitur në fytyrë, duke shmangur pjesën e gojës dhe të syve. Më pas, lageni një peshqir të vogël me ujë dhe vendoni në fytyrë për rreth 10 minuta. Në fund hiqeni maskën me kujdes me anë të peshqirit dhe lajeni fytyrën me ujë të vakët.

Duhet ta përsërisni këtë maskë njëherë në javë dhe do të merrni rezultate të menjëhershme. Kjo maskë hidraton lëkurën dhe e bën atë më të butë dhe më të shëndetshme. Kështu mund të parandaloni daljen e rrudhave.

Burimi: Health Expert Group / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here