Një mrekulli në mjekësi/ Gruaja fiton shikimin pas 21 vitesh

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Për më shumë se dy dekada ajo nuk ka parë dritë me sy. Por, falë një mrekullie, Mary Ann Franco, nga Florida, ka fituar shikimin pas 21 vitesh.Mary

Mary humbi shikimin në vitin 1995 pas një aksidenti me makinë. Iu desh një aksident tjetër 20 vjet më vonë për të  ndodhur ajo që mund ta quash mrekulli të Zotit. Pas rrëzimit në shtëpi ajo u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale në shtyllën kurrizore për të lehtësuar dhimbjet në qafë dhe krah, dhe kur u zgjua nga operacioni zbuloi se i kishte ardhur shikimi.

Të gjithë mjekët kanë mbetur të shokuar nga ky rast i veçantë, të cilën e kanë quajtur “një mrekulli në mjekësi”.

“Rikthimi i shikimit të Marit është një mrekulli e vërtetë. Nuk kam asnjë shpjegim shkencor për këtë”, tha për “ABC News” John Afshar, neurokirurgu  i cili kreu operacionin.

“Verbimi 20 vjeçar i gruas mund të ketë ardhur si rezulat i përthyerjes së arteries, dhe gjatë operimit ne aksidentalisht mund të kemi rregulluar rrjedhjen e gjakut kështu ajo rifitoi shikimin” shpjegon ai.

Burimi: ABC News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës