Një në një milion! Njihuni me binjaket me ngjyra të ndryshme të lëkurës

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Njëra ka lëkurë ngjyrë të errët dhe sy të mëdhenj ngjyrë kafe, ndërsa tjetra ka lëkurë të bardhë dhe sy blu. Këto janë motrat binjake, që përveçse kanë lindur dy minuta mes njëra-tjetrës, nuk kanë asgjë të përbashkët. binjakeAnaya, vajza me lëkurë ngjyrë të bardhë, i ka ngjarë nënës, e cila po ashtu është e bardhë, ndërsa Myla i ka ngjarë babait Kyle Armstrong, i cili është mulat.  Zonja Yarker tregon se njerëzit gjithmonë mbesin të habitur nga pamja e tyre shumë e ndryshme dhe nuk e besojnë se vajzat janë binjake.

Binjaket jo identike kanë lindur në prill të vitit të kaluar, ku Anaya peshonte 2.52 kg, ndërsa Myla peshonte 2.86 kg. Përveç ndryshimit në pamje, nëna e vajzave thotë se ato ndryshojnë edhe në personalitet. “Myla është më e lëvizshme, ndërsa Anaya më e qetë. Nuk mund ta besojmë se janë binjake – ato kanë të njëjtën datëlindje, të njëjtët prindër, por janë krejtësisht ndryshe në çdo gjë”, tregon nëna e tyre.

Ky rast i rrallë thuhet se ndodh “një në një milion”. Ato kanë marrë gjene të ndryshme nga secili prindër. Gjeni që ndikon tek ngjyra e lëkurës ka qenë i ndryshëm tek secila nga vajzat.

binjake2

Burimi: Daily Mail / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?