Kombinimi i mollës dhe kanellës rregullon funksionimin e metabolizmit dhe eliminon lëngjet e tepërta nga trupi.
Kanella stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe redukton urinë. Sipas dietologëve, vetëm gjysmë luge gjelle kanellë në ditë mund të zvogëlojë nivelin e kolesterolit në gjak, gjithashtu shërben për të rregulluar problemet e tretjes dhe reduktimin e triglicerideve. Nëse përzihet me mollë ka më shumë efekte pozitive.
Përbërësit e nevojshëm:
- 1 mollë
- 1 shkop kanelle ose 1 lugë kanellë pluhur
- 2 litra ujë të zier ose të filtruar
Përgatitja:
Pritini mollët në copa dhe shtojini ato në një tenxhere me ujë të zier por të ftohur, së bashku me kanellën. Lëreni 2 orë dhe mund ta pini lëngun e përfituar sa herë të doni, përgjatë gjithë ditës.