Një recetë me të bardha vezësh dhe lëng portokalli për poret e hapura

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

pore te hapuraPoret e hapura në fytyrë mund të jenë me të vërtetë të pakëndshme. Mjekësia tradicionale mund t’ju ofrojë disa këshilla dhe receta të përgatitura në shtëpi dhe një prej tyre përfshin lëng portokalli dhe një të bardhë veze. Kjo është një recetë shumë e lehtë për t’u përgatitur.

Recetë me vezë e bardhë dhe lëng portokalli:

Aplikimi i të bardhës së vezës në lëkurë është bërë shumë popullore kohët e fundit për shkak të efekteve pozitive që ka për rigjenerimin e lëkurës. Besohet se e bardha e vezës mund të jetë tepër e dobishme në rastet e rrudhave dhe lëkurës të thatë.

E bardha e vezës në kombinim me vitaminën C që ndodhet në portokall, është përzierje e përsosur për forcimin e lëkurës, eliminimit të qelizave të vdekura dhe mbylljen e poreve të hapura.

Përbërësit që ju nevojiten:

  • 1 e bardhë veze
  • lëng shtrydhur nga 1 kokërr portokall

Metoda e përgatitjes:

Merrni një të bardhë veze dhe shtoni lëng portokalli. Përziejeni derisa të krijohet një masë homogjene.

Aplikoni maskën duke përdorur një furçë. Pastaj lereni të thahet në fytyrë dhe lani fytyrën me ujë të ngrohtë si zakonisht.

Burimi: http://www.chapterhealth.com/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer