Kryefaqja Kuzhina Një recetë si për fundjavë, kek me portokall dhe luleshtrydhe

Një recetë si për fundjavë, kek me portokall dhe luleshtrydhe

0
Shpërndaje

Blerina Bombaj, dietologe

Kek me portokall dhe luleshtrydhe!

  • Kek me fruta3 l.m. bajame të thërrmuara
  • 2 l.m. miell të zakonshëm
  • 2 l.m. sheqer kaf
  • 3 l.v. lëkurë portokalli të grirë
  • ½ l.v. kripë
  • 2 l.m. + ¼ filxhan vaj ulliri
  • 2 filxhanë miell gruri me krunde të përzier me pak miell të bardhë
  • 2 l.v. sodë buke + 1l.v. për pjekje
  • ¾ filxhan kos ose dhalle
  • ¼ lëng portokalli
  • 1 vezë fshati të madhe (edhe vezë rose bën)
  • 1 l.v. vanilje
  • 1 ½ filxhane luleshtrydhe

Përgatitja:

  1. Përgatisni 12 kupa silikoni të cilat mund t’i spërkasni me pak pika vaj ulliri. Ndizni furrën në 200gradë C.
  2. Bluani në blender bajamet, sheqerin kaf, 2 lugët e miellit të zakonshëm, 1 l.v. lëkurë portokalli dhe gjysmën e kripës. E zhvendosni në një tas dhe i shtoni vajin e ullirit duke e përzier.
  3. Përzieni miellin, sodën, kripën e mbetur në një enë tjetër. Përzieni ½ filxhani të sheqerit kaf, 2 l.v. lëkurë portokalli dhe ¼ filxhani të vajit në një tas me kosin, lëngun e portokallit, vezën dhe vaniljen. Bëni një hapësirë në mes të përzierjes së thatë për të hedhur përzierjet e lëngëta dhe përzieni deri sa të bëhet uniformë. Shtoni luleshtrydhet. Përzieni mirë dhe shpërndani përbërjen nëpër kupa. Në fund i shtoni përsipër pak nga bajamet e thërrmuara dhe i piqni rreth 18-20 minuta.

*1 filxhan = 240ml volum!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here