Kryefaqja Gjeni mjekun tuaj Stomatologji Një rregull i thjeshtë që dentistja rekomandon për dhëmbë të bardhë dhe...

Një rregull i thjeshtë që dentistja rekomandon për dhëmbë të bardhë dhe eliminimin e erës së gojës

0
Shpërndaje

Një dentiste po i nxit njerëzit që të bëjnë një gjë të thjeshtë pasi kanë ngrënë për të shmangur erën e keqe të gojës dhe për të ndihmuar në zbardhjen e dhëmbëve.

Dr. Shaadi Manouchehri, një dentiste në Londër, ka thënë se është një gjë që të gjithë mund të bëjnë për t’i dhënë vetes ‘dhëmbë më të bardhë, për të shmangur erën e keqe të gojës dhe për të reduktuar rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve’.

Metoda e thjeshtë që ajo rekomandon për të mbajtur dhëmbët tuaj të pastër gjatë gjithë ditës, veçanërisht pas ngrënies, është të pini ujë.

Ajo i nxit njerëzit ta bëjnë këtë pas çdo vakti.

“Dhëmbët tuaj në thelb do t’ju falënderojnë,” thotë Dr Manouchehri.

Duke shpjeguar përfitimet e pirjes së ujit pas çdo vakti në TikTok , ajo shtoi: “Pasi të keni ngrënë vaktin tuaj është shumë e rëndësishme që të pini ujë. Kjo do t’ju ndihmojë të pastroni gjithçka shumë më shpejt. Gjithashtu  trupi juaj do të prodhojë sasinë e duhur të pështymës duke mundësuar pastrimin e gjithçkaje që gjendet nëpër dhëmbët tuaj pas ngrënies.”

Në jetën e përditshme, nuk është shumë praktike të mbajmë gjithmonë me vete një furçë dhe pastë dhëmbësh. Për fat të mirë, nuk rekomandohet që njerëzit të kalojnë sasinë standarde të larjes.

Dr .Manouchehri thotë: “Ata njerëz që do të shkojnë të kapin një furçë dhe pastë dhëmbësh për të larë dhëmbët pasi kanë ngrënë ose pirë diçka – kjo është e gabuar. Hiqeni atë furçë dhëmbësh. Nëse e bëni këtë, në fakt do tëdëmtoni smaltin dhe mishrat e dhëmbëve. Nuk keni nevojë t’i lani më shumë se dy herë në ditë për dy minuta. Nëse lani më shumë, do të dëmtoni dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve.”

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here