Një sallatë efektive për të luftuar diabetin, dhimbjen e kokës dhe ankthin, ja cila është ajo

Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta

Sallatë jeshile: kjo sallatë është e dobishme për të gjithë njerëzit që kanë mangësi të vitaminës A, për gratë me cikël menstrual të dhimbshëm, diabetikët si dhe për personat që vuajnë nga ankthi dhe dhimbjet e kokës.

mariuleMarule (sativa Lactuca) e ka origjinën në Azi. Ajo është një barishte vjetore që në fazat e hershme të zhvillimit nxjerr fletë dhe më vonë bën farën. Gjethet përdoren si sallatë dhe kanë një vlerë të madhe ushqyese.

Përbërësit: ujë 94%, proteina, yndyrë bimore, sheqer, celulozë papërpunuar, minerale, përmban vitaminë C, B1, B2, PP, carotene, vitaminë E. Nga përbërësit minerale përmban: Ca, K, P, Fe. Fletët kanë 30 herë më shumë vitaminë A dhe tre herë më shumë vitaminë C se pjesa e brendshme.

Është e dobishme për njerëzit që vuajnë nga konstipacioni (kapsllëku) kronik. Duke qënë se kjo sallatë përmban hekur rekomandohet për gratë shtatzëna anemike dhe për të moshuarit.  Kjo sallatë luan rol të rëndësishëm në dietën e pacientëve me tension të lartë dhe sëmundje të zemrës, për shkak të përmbajtjes të lartë të ujit. Marulja përmban jod dhe është tepër efektive për njerëzit që vuajnë nga skleroza.

Këshillohet të konsumoni çdo ditë marule duke i shtuar kripë, vaj, uthull molle ose lëng limoni.

Për të pasur mëlçi të shëndetshme hani nga kjo sallatë çdo vakt

Çaj marule kundër ankthit: 1 lugë gjelle marule të copëtuar vendoseni në një filxhan me ujë të valë. Lereni të mbuluar dhe pini një gjysmë filxhani para se të shkoni në shtrat.

Nëse keni inflamacion të lëkurës: Gjethe të freskëta të marules  lagini në vaj dhe të vendosini  në zonën e prekur të lëkurës.

Burimi: http://besthealthyanswers.com/

 

 

 

 

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit