Një shurup magjik për nxjerrjen e gurëve nga veshkat

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Veshkat veprojnë si një filtër për të hequr të gjitha toksinat nga trupi. Gurët në veshka janë një nga sëmundjet urinare më të përhapura. Ata zakonisht formohen tek grupmosha 30-50 vjeç. Trashëgimia, mënyra e ushqyerjes, infeksionet urinare, janë disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e gurëve në veshka.shurup

Çfarë janë gurët në veshka?

Gurët në veshka janë kristale ose oksalate kalciumi që formohen në veshka ose fshikëzën e urinës. Këto kristale formohen nga kripa dhe acidi urik.

Simptomat e gurëve në veshka:

  • Gjak në urinë
  • Dhimbje gjatë urinimit
  • Të përziera dhe të vjella
  • Temperaturë dhe të dridhura nëse ka infeksione
  • Dhimbje tek pjesa ku janë veshkat.

Ja si mund të largoni gurët nga veshkat me këtë shurup magjik:

Përbërësit:

  • 1 limon
  • 1 rrënjë majdanozi
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 1 filxhan shurup panje
  • 1 filxhan mjaltë organik

Përgatitja:

Vendosni limonin e qëruar dhe majdanozin në një shtrydhëse. Pasi t’i shtrydhni mirë, shtoni përbërësit e tjerë dhe përzieni mirë derisa të formohet një lëng. Ruajeni përzierjen e përgatitur në frigorifer.

Pini 1 lugë gjelle nga ky shurp çdo mëngjes me stomakun bosh. Gjatë ditës gjithashtu duhet të pini shumë lëngje.

Si funksionon shurupi:

  • Majdanozi është një diuretik natyral (që nxit urinimin)
  • Vaji i ullirit shërben si lubrifikant
  • Shurupi i panjës dhe mjalti veprojnë si antibiotikë natyralë
  • Limoni rrit nivelin e aciditetit në urinë dhe tret gurët në veshka.

Burimi: 1MHealhTips / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit