Në oborrin e neurokirurgjisë në QSUT është vendosur skulptura e një vajze në barelë. Një statujë nudo, pa emër autori, e lënë në hije si pa një qëllim të veçantë. Megjithatë, personat që e kanë vendosur e kanë lidhur statujën me një zinxhir të trashë hekuri. E pafajshme të mendosh që nuk ka një mesazh përtej kësaj.
Por, çfarë mesazhi kanë dashur të përcjellin personat që kanë aprovuar vendosjen e kësaj skulpture në këto ambiente?
*Foto është shkrepur nga gazetarja e ‘Shëndet+’, Denisa Canameti.
