Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme po gjejnë shërim tek kurat natyrale, që mund të përgatiten në kushte shtëpie. Studime të ndryshme kanë treguar se konsumimi i disa ushqimeve të veçanta ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme, si dhe rrit sistemin imunitar tek pacientët. Artriti është një nga sëmundjet që mund të trajtohet me ushqime natyrale, si Shafrani i Indisë, për shembull.
Kjo erëz është e pasur me antioksidues, të cilët janë shumë të mirë për shëndetin. Shafrani është i pasur me kurkumin, një përzierje shumë e shëndetshme dhe që sjell të mira shëndetësore, përfshirë këtu uljen e mundësive për inflamacion dhe dëmtimin e enëve të gjakut.
Më poshtë do t’ju tregojmë një kurë natyrale për lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga inflamacioni dhe artriti. Të gjithë përbërësit e përdorur për përgatitjen e kësaj pijeje vijnë nga nëna natyrë dhe ndihmojnë për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle Shafran Indie pluhur
- 5 cm rrënjë xhenxhefili
- 5 karota
- 1 portokall
- 1 kastravec
Qëroni të gjitha frutat, rrënjën e xhenxhefilit dhe karotat. Hidhini të gjithë përbërësit në shtrydhëse dhe shtrydhini mirë derisa të formohet lëngu. Për të arritur rezultate të menjëhershme, është mirë ta konsumoni pijen një gjysmë ore para se të hani mëngjesin.
Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/


