Njërën këmbë e kam më të fryrë se tjetrën

Përshëndetje! Këmbën e majtë e kam më të fryrë se tjetrën me një diferencë në perimetër rreth 2 cm. Pas vizitave të kryera, analizat e gjakut dhe eko e venave të gjakut më kanë dalë në rregull. Doktorët më kanë thënë që kam shtrëngim të lëngut limfatik dhe nuk ka asgjë serioze veçse problem estetik. Por pas gjërave që kam lexuar rreth limfës, kam filluar të Masazh sportivshqetësohem. Dua të di a ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar apo serioze. Kam 5 vjet me këtë problem, por këmba ka mbetur konstante, nuk është zmadhuar më tepër. Nuk më kanë dhënë zgjidhje alternative për kurim, por pas interesimit tim në mënyrë personale, kam filluar masazh limfodranazhues vetëm të pjesës parciale. Por me dy të tilla nuk kam ndonjë përmirësim të dukshëm, gjithsesi ka filluar të shfryhet nga pak. Ju si doktor çfarë më sugjeroni? Faleminderit!

Nga fizioterapisti Petrit Drini

Përshëndetje! Në fillim është me rëndësi të përcaktohet mirë shkaku që sjell enjtjen e këmbës. Nëse nuk kemi të bëjmë me kontra indikatorë (ku nuk lejohet përdorimi i MLD-së), atëherë masazhi limfo-dranazhues është një mënyrë efikase për kullimin dhe largimin e limfës që ka stagnuar (ngecur). Trajtimi kryhet në mënyrë periodike (2x javë) për të paktën 4-6 javë. Terapia shoqërohet me këshillat e fizioterapistit mbi veshjen, sportin, llojin e ushtrimeve që duhen bërë. Problemi kronik i linfave kërkon një trajtim afatgjatë, por periodik..

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës