Njerëzit me këmbë të gjata të rrezikuar nga ky lloj kanceri

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Kanceri kolorektal shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si: pasiviteti, duhanpirja, konsumimi i tepërt i mishit të kuq etj. Tani, një studim i ri ka zbuluar një tjetër faktor që rrit rrezikun për t’u prekur nga ky lloj kanceri: këmbët e gjata.kembe te gjata

Sipas një studimi të ri të prezantuar dje (19 prill) nga Shoqata Amerikane për Hulumtimin e Kancerit, krahasuar me njerëzit e shkurtër, ata që kanë këmbë të gjata janë 42% më të rrezikuar që të preken nga kanceri kolorektal (i zorrës së trashë).

Në studim u përfshinë më shumë se 14000 meshkuj dhe femra. Shkencëtarët ekzaminuan tri aspekte të gjatësisë së vullnetarëve: të gjithë gjatësinë, gjatësinë e bustit dhe të këmbëve. Më pas vëzhguan të dhënat e vullnetarëve që ishin prekur nga kanceri kolorektal për një periudhë prej 20 vitesh.

Të vetmit faktorë që lidheshin me kancerin e zorrës së trashë, sipas hulumtuesve, ishin këmbët e gjata. Meqë gjatësia ndryshon nga meshkujt tek femrat, shkencëtarët i studiuan ata ndarazi. Rezultatet treguan se meshkujt me këmbë më të gjata ishin më të rrezikuar sesa femrat.

Burimi: Live Science / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare