Njerëzit obezë kalojnë ata nën peshë për herë të parë në historinë e njerëzimit

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Jetojmë në një botë ku ka më shumë njerëz obezë sesa nën peshë, tregon një studim i ri i publikuar nga revista prestigjioze mjekësore Lancet. Studimi krahason indeksin e masës trupore IMT të pothuajse 20 milionë burrave dhe grave nga viti 1975 deri në 2014-n.obez

Të dhënat janë marrë nga 186 vende të ndryshme. Sipas tyre, numri i njerëzve obezë në të gjithë botën është rritur nga 105 milionë që ishte në vitin 1975 deri në 641 milionë në vitin 2014. Gjatë kësaj periudhe, përqindja e meshkujve obezë është trefishuar, nga 3.2% e popullsisë në të gjithë botën, në 10.8%. Ndërsa për femrat numri është dyfishuar nga 6.4% në afërsisht 15%.

Ndërkohë, numri i njerëzve nën peshë ka rënë me 1/3 si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Autorët e studimit thonë se nëse ky trend vazhdon, atëherë gjysma e të rriturve në të gjithë botën do të jenë obezë nga viti 2025.

“Gjatë 40 viteve të fundit, ne kemi ndryshuar nga një botë ku numri i njerëzve nën peshë ishte gati sa dyfishi i atyre obezë, në një botë ku ka më shumë njerëz obezë sesa nën peshë,” deklaroi autori kryesor i studimit, profesori Majid Ezzat. “Nëse ky trend vazhdon, më shumë se gjysma e të rriturve do të jenë obezë deri në vitin 2025”, shtoi ai.

Për të parandaluar këtë epidemi, ai thotë që duhet të merren masa për edukimin e njerëzve që të ushqehen shëndetshëm dhe të kujdesen për shëndetin.

Burimi: CBS News/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?