Njeriu me 3 fytyra, e pamundura bëhet realitet

Një pacient i është nënshtruar transplantit të dytë të fytyrës, pasi trupi nuk e pranoi të parën dhe jetoi gati 2 muaj pa një fytyrë. Është hera e pare në historinë e transplanteve që mjekët arrijnë të zëvendësojnë fytyrën e një dhuruesi me një tjetër, sipas agjencisë franceze të biomjekësisë “Olivier Bastien”.

Pacienti, rreth të 40-ave, iu nënshtrua operacionit në një spital në Paris të Francës. Procedura zgjati thuajse një ditë, sipas një komunikate për shtyp të publikuar nga agjencia biomjekësore dhe spitali publik AP-HP.

Në deklaratë thuhet: Ky transplant i organit tregoi për herë të parë se ri-transplantimi është i mundur në një rast të refuzimit kronik”.

Operacioni i parë në botë për transplantin e plotë të fytyrës është kryer në vitin 1994 te 9-vjeçarja Sandeep Kaur. Vajza pësoi dëmtim të fytyrës pasi një makinë shirësi i kapi flokët dhe të gjithë fytyrën. Vajza arriti në spital e pavetëdijshme me fytyrën e ndarë në dy pjesë në një qese plastike. Mjekët arritën të lidhnin arteriet para se të bënin transplanto të lëkurës.

Operacioni rezultoi me sukses, edhe pse vogëlushja mbetu me disa dëmtime muskulore dhe gërvishtje.

Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?