Njihuni me “aleatët e bukurisë”. Nuk do ta besoni sa pranë jush ndodhen!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

farat e pjepritNjë studim amerikan i viteve të fundit tregon se kafeina, konsiderohet një stimulues i fuqishëm kundër inflamacioneve. Nëse dëshironi të eleminoni qeset e errëta nën sy, atëherë merrni bustinën e ftohtë të çajit, tashmë të përdorur, dhe futeni në frigorifer për 10 minuta, vendoseni në sy dhe mbajeni për pesë minuta.

Gjethet e lakrës për bark të rrafshët

Gjethet e lakrës dhe lakrat turshi ndikojnë në eleminimin e fryrjes së stomakut. ‘Lakrat turshi përmbajnë 100 herë më shumë probiotikë sesa përmban jogurti, i cili njihet për sasinë e lartë të këtij bakteri të dobishëm. Ky bakter ju ndihmon të keni një tretje më të shëndetshme dhe të përmirësoni funksionimin e zorrëve.

Domatet e buta për lëkurë të shëndetshme

Likopeni – antioksiduesi mbrojtës që i jep ngjyrën e kuqe domateve , tregohet si një faktor mbrojtës i lëkurës nga rrezet e dëmshme. Konsumimi i domateve dhe gatimi i tyre po ashtu shëron dëmtimet e shkaktuara në lëkurë si pasojë e rrezeve të dëmshme të diellit.

Farat e pjeprit për të shmangur rrudhat

Mos i hidhni farat e pjeprit! Janë një burim shumë i mirë për zink, një mineral ky që është kyç në prodhimin e kolagjenit në trup. Megjithëse kolagjeni me plakjen e njeriut bie, farat e pjeprit të pasura me zink ndikojnë që trupi të prodhojë sa më shumë kolagjen, duke shmangur në këtë mënyrë rrudhjen e lëkurës.

Burimi: healthyfood/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës