Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Eli Thompson lindi pa hundë për shkak të një problemi të rrallë gjenetik të cilësuar si arhinia kongjenitale, i cili prek 1 në 197 milion foshnja. Pavarësisht mungesës së dukshme në fytyrë, nëna e tij thotë se ky fakt nuk përbën asnjë problem për foshnjën.
Eli ka lindur në 4 mars në Alabama, ai menjëherë pas lindjes ka filluar të marrë frymë normalisht përmes gojës. Fëmija u dërgua në SHBA në Spitalin e Grave dhe fëmijëve menjëherë pasi gjendja e tij u zbulua nga mjekët.
Eli ishte 5 ditësh kur mjekët kryen një ndërhyrje për ta ndihmuar me procesin e frymëmarrjes dhe që atëherë çdo gjë për të ka shkuar mirë, tha për mediat nëna e tij, McGlathery.
Eli nuk bën shumë zhurmë kur qan dhe nëna e tij duhet të mbajnë gjithmonë nën kontroll.
Ndërkohë, nëna e fëmijës tha për mediat se ajo dhe babai i Elit, Troy Thompson, kanë vendosur të mos i bëjnë operacion plastik Elit derisa ai të rritet dhe vendosë nëse do ta ndryshojë pamjen e tij apo jo.
“Deri në ditën që ai dëshiron të ketë një hundë, ne nuk duam t’ja prekim, deri atëherë ai është i përkryer kështu siç është.” tha McGlathery për mediat.
Burimi: http://www.buzzfeed.com/


