Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Pema e kivit vjen nga Kina dhe konsiderohet si fryt nacional kinez. Kivi është një nga ushqimet më të shëndetshme. Është i mbushur me antioksidant dhe përmban vitaminë C dhe atë në sasi më të madhe se portokalli. Është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E.
Në sajë të dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lëkurës, kivi është ”eliksir” i pabesueshëm në luftën kundër rrudhave.
Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirsojnë sëmundje të tilla si diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojnë të dëbojmë ato. Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe zvoglojnë probabilitetin e sulmeve të zemrës.
Ngrënia e frutave kivi është e qartë per nje zgjedhje të shëndetshme, dhe kjo është veçanërisht e dobishme në këto raste:
Pengon astmen.
Ndalon kollitjen sidomos tek fëmijët.
Mbron ADN-së tonë nga mutacionet .
Siguron një sasi antioksidantë dhe vitamina. Ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë në sajë të një përmbajtjes se lartë të fibrave.
Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

