Njihuni me frutin më të shëndetshëm në botë! (Parandalon sëmundjet e zemrës, ul presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolit si dhe shumë përfitime te tjera)

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

fruti 9Studimet e shumta kanë konfirmuar se Aronia është një frut tepër i shëndetshëm, i cili pastron trupin nga metalet e rënda dhe substancat e dëmshme, dhe në këtë mënyrë parandalon kancerin.

Ky frut ka veti të fortë antikancer dhe “vret” qelizat tumorale malinje te gjirit, mëlçisë, trurit, mushkërive, dhe zorrës së trashë.

Ky antioksidant i shkëlqyer parandalon radikalet e lira dhe dëmtimin e qelizave të trupit, duke u kthyer në një ilaç perfekt për ngadalësimin e procesit të plakjes dhe parandalon sëmundjet e ndryshme kronike.

Aronia vjen nga Amerika e Veriut, dhe më vonë u importua në Evropë. Aronia është një super-frut shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut. Në botë, ka gjetur përdorim të madh, veçanërisht në industrinë farmaceutike, për përgatitjen e preparateve për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, arteriosklerozës, sëmundjeve neurologjike, për të përmirësuar kujtesën etj.

Ishin Indianët ata që e përdorën të parët për ushqim dhe si bari për mjekim, ndërsa më vonë edhe të tjerët që shkuan në Amerikë filluan t’i njohin përfitimet e shumta shëndetësore të saj. Indianët e Amerikës Veriore, për uljen e temperaturës dhe ndërprerjen e diarresë përgatitnin çaj, ndërsa frutat e saj i përdornin si konservues apo ruajtës të mishit dhe ushqimeve tjera gjatë stinës së dimrit, ose e kanë përdorur të gjithë shkurren e aronisë: rrënjën e vendosnin në plagë për të ndaluar gjakderdhjen.

Për shkak të niveleve të larta të vitaminave C dhe E, si dhe antioksidantëve që përmban, ky frut  cilësohet si antibakterial, antiviral dhe anti-inflamator.

Për më tepër, aronia parandalon sëmundjet e zemrës, ul presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolit, si dhe mbështet prodhimin e kolesterolit të mirë. Përveç kësaj, ndikon pozitivisht në stomak, ndihmon tretjen, redukton dhimbjet në zorrë, trajton diarrenë dhe lehtëson inflamacionin e zorrëve.

Hulumtimet kanë dëshmuar se përdorimi i frutave dhe produkteve të aronisë (lëng çaj, verë) ka efekte shumë pozitive në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Burimi: healthyfoodhouse / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit