Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Hurmat rriten në mbarë botën, me 90 për qind të prodhimit në Kinë, Japoni dhe Kore. Në Azinë Lindore periudha kryesore vjeljes së këtij fruti është në muajt tetor dhe nëntor. Pemët kanë humbur tashmë gjethet e tyre në kohën e vjeljes. Në Kinë, hurma ka qenë e kultivuar që nga kohët e lashta. Veti të ndryshme shëruese i atribuohen hurmës. Ajo thuhet të jetë e dobishme kundër sëmundjeve të stomakut dhe diarresë. Frutat e papjekur thuhet të jenë një trajtim për ethe, nëse ata piqen në enë derisa të janë të ëmbël si mjaltë.
Kultivimi i këtij lloji fillimisht u përhap nëpër Azinë Lindore. Hurma prodhohet edhe në Shqipëri, kryesisht në rajonin e Elbasanit dhe Beratit.
Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët. Ajo përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme tanin etj. Hurmat kanë gjetur përdorim të mire në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë).
Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës.
Burimi: Healthyfood / shendeti.com.al


