Njihuni me këtë frut të mrekullueshëm dhe vetitë e tij! (Shumica prej jush e kanë frut të preferuar)

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

fruttt3Kumbullat, të cilat përmbajnë 75 kalori/ 100 gr, janë gjithashtu mjaft të njohura për aftësitë e tyre terapeutike, sidomos kundër kapsllëkut. Kjo ndodh sepse ato janë mjaft të pasura në fibra. Kërkime shkencore kanë provuar se konsumimi i kumbullave ndihmon në uljen e kolesterolit LDL në gjak. Kumbullat janë gjithashtu të pasura në b-karoten dhe metale të tjera, të cilat ndihmojnë kundër trombeve të gjakut.

Kumbullat e freskëta janë të pasura me vitaminë A, B1, B2 dhe aktivizojnë shumë substanca antioksidante, të cilat luajnë rol kyç kundër plakjes së qelizave.
Kumbullat përveçse të shijshme janë të famshme për vetitë e tyre laksative. Ato janë të përbëra në masën 87% nga uji, janë të pasura me kripëra minerale, fosfor, kalcium, magnez dhe mbi të gjitha potas.

Kumbullat e freskëta janë të pasura me vitaminë A, B1, B2 dhe aktivizojnë shumë substanca antioksidante, të cilat luajnë rol kyç kundër plakjes së qelizave. Në rast se keni probleme kapsllëku, këshillohet të konsumohen deri në 100 gramë në ditë, në mënyrë që të rregullohet funksioni i aparatit tretës.

Gjithsesi nuk duhet tepruar me ngrënien e tyre pasi mund të krijohen efekte të padëshiruara, si diarreja dhe mund të shkaktohet fryrje barku. Në rastet kur konsumoni kumbulla të thata, atëherë këshillohet ti fusni një ditë më parë në ujë, në mënyrë për të riaktivizuar vetitë laksative. Pijeni edhe ujin në të cilin kanë qëndruar kumbullat.

Burimi: healthyfood/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut