Njihuni me mitet që keni besuar deri sot për lëkurën tuaj!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

miteMendoni se dini shumë për lëkurën dhe kujdesin ndaj saj? Ju mund të habiteni se si shumë “njohuri të përbashkëta” në lidhje me mbajtjen e lëkurës të shëndetshme rezultojnë jo të vërteta.

Kremi i duhur mund ta mbajë lëkurën të re: Ka me qindra trajtime të lëkurës që pretendojnë se ju ndihmojnë të dukeni më i ri ose premtojnë ngadalësim në procesin e plakjes. Për reduktimin e rrudhave, trajtimi më i mirë është ai me acid retinoik. Shumë produkte për fytyrën përmbajnë acid retinoik, por është e vështirë të thuhet nëse njëri është më efektiv se tjetri. Mënyrat më të mira për të evituar rrudhat në fytyrë janë përdorimi i kremit mbrojtës ndaj diellit dhe eleminimi i duhanit.

Sapuni antibakterial është më i miri për ta mbajtur lëkurën tuaj të pastër: Lëkura normalisht përmbën baktere të shumta. Është e pamundur të mbani lëkurën krejtësisht larg baktereve në çdo kohë. Në fakt, shumë ekspertë janë të shqetësuar se përdorimi i sapunit antibakterial mund të çojë në më shumë baktere antibiotik-rezistente. Sapuni antibakterial nuk është i nevojshëm për përdorim të përditshëm.

Çokollata apo ushqimet me vaj shkaktojnë puçrra (akne) fytyre: E vërteta është se një substancë me vaj quajtur sebum shkakton puçrra fytyre. Kjo substancë sekretohet nga lëkura. Në fakt, nuk ka asnjë dëshmi se ndonjë ushqim i veçantë shkakton puçrra fytyre.

Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit është i keq për lëkurën: Shpenzimet e një pjesë të madhe të kohës në diell, ose në një kabinë për nxirrje artificiale, mund të rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës, veçanërisht në qoftë se nuk përdoret krem mbrojtës. Rreziku i kancerit të lëkurës është i lidhur me ekspozimin e përgjithshëm në diell dhe frekuencën e rrezeve të diellit. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve mund të dëmtojë lëkurën, duke shkaktuar rrudha para kohe.

Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit është i mirë për lëkurën: Nuk ka asnjë dëshmi se njerëzit e ekspozuar ndaj diellit janë më të shëndetsshëm se njerëzit që nuk ekspozohen ndaj diellit. Ekspozimi në diell  ka një përfitim shëndetësor, aktivizon vitaminë D në lëkurë. Vitamina D ndihmon për të mbajtur kockat e forta, dhe gjithashtu mund të ulë rrezikun e kancerit. Nuk ka rëndësi se sa vitaminë D jeni duke marrë në dietën tuaj, mungesa e ekspozimit ndaj diellit do të rrisë rrezikun e mangësisë së vitaminës D.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës