Njihuni me ushqimet që parandalojnë inflamacionin akut!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

ananasInflamacioni është problem i zakonshëm i trupit. Hulumtimet mbështesin teorinë se inflamacioni në fakt në disa raste mund të jetë diçka e mirë. Pse? Sepse ndihmon trupin të  zbulojë dëmtimet ose sëmundjet nga të cilat preket organizmi.

Ushqimet anti-inflamatore janë luftëtarë të përsosur kundër inflamacionit dhe janë në dispozicionin tua, madje më afër nga sa mund të mendoni. Ato zvogëlojnë inflamacionin kronik dhe ju sigurojnë peshë të shëndetshme dhe energji. Shtoni një ose më shumë prej këtyre ushqimeve në vijim në dietën tuaj për të shmangur inflamacionin që mund t’ju shkaktohet në trup.

Speca djegës –  janë një alternativë natyrale për evitimin e inflamacionit në trup. “Capsaicin” i gjendur në specin djegës, pengon enzimën COX- 2, e njohur si shkaku i inflamacionit të zhvillohet.

Molla dhe qepët – përmbajnë kuercetin që është frenues natyror i shumë alergjive të cilat konsiderohen si shkak i inflamacionit. Mos harroni se kuercetin është i pranishëm në lëvozhgën e mollëve, prandaj rekomandohen të konsumohen sa më shumë.

Ananasi – fruti tropikal që përmban shumë përbërës anti-inflamator duke minimizuar ënjtjet apo dhimbjet e ndryshme të trupit. Rekomandohet të konsumohet i freskët.

Perimet jeshile – Ju duhet t’i konsumoni ato për shkak të përbërësve alfa acid linoleik dhe omega 3 të cilat i bëjën të ngjashme me vlerat që mund të përmbajë peshku.

Fara dhe arra – Ashtu si perimet me gjethe të errëta dhe këto fara dhe arra përmbajnë omega 3. Evitoni arrat shuam të pjekura, temperatura e tyre shkatërron omega 3.

Burimi: goodmorningcenter / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?