Njihuni me vetite e mrekullueshme te pjeprit. Ja për çfarë mund ta përdorni!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” : Elena Beta

pjeperPjepri është një frut  i pasur me ujë, vitamina dhe minerale. Si shalqiri, pjepri e ka origjinën nga Azia dhe Afrika tropikale, dhe futet në grupin e perimeve. Në botë ka rreth 50 lloje pjeprash, tek ne janë më të njohur pjeprat “kantalupe”.

Përmbajtja e lartë e ujit dhe e kaliumit nxit punën e veshkave, ndihmon dedoksimin e organizmit.

Për shkak të vitaminave A dhe C pjepri vepron si antoksidues, fibrat ushqyese që ka pjepri lehtësojnë tretjen. Për shkak të vlerave të ulëta kalorike është i shkëlqyer për secilin që dëshiron që gjatë verës të mbajë dietë. Këshillohet që pjeprin ta ruani në temperatura mesatare në firgorifer.

Pjepri përmban vitaminë A dhe C. E para gjendet në formën e karotenoideve, pigmentët natyralë që i japin pjeprit ngjyrën karakteristike. Karotenoidet luftojnë radikalet e lira, duke vonuar plakjen qelizore.

Për shkak të betakarotenit që gjendet në përbërje të tij, pjepri stimulon prodhimin e melaninës, e cila është përgjegjësja kryesore për ngjyrën e çokollatës që merr lëkura gjatë verës.

Çdo 100 gramë pjepër përmban 7,4 gramë karbohidrate, 0,2 gramë yndyrna, 0,8 gramë proteina, 0,7 gramë fibra. 90 % e pjeprit është ujë dhe kjo bën të mundur hidratimin e organizmit.

Burimi: healthyfood/shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?