Njihuni me vetitë ushqyese të kësaj perime që gjendet me shumicë në recetat tuaja!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

lakerVitamina A është e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe shikimin e mirë. Vitamina B ndihmon për të nxitur energjinë dhe ruan integritetin e indeve nervore në të gjithë trupin. Vitamina C është e rëndësishme në djegien e yndyrave dhe është një antioksidant i fuqishëm. Së fundmi, Vitamina E ndihmon për të ruajtur shëndetin e lëkurës për shkak se është një antioksidant me yndyrna të ngopura. Të gjitha këto vlera ushqyese gjenden me shumicë tek lakra e bardhë, të cilën mund ta përdorni për të përgatitur receta të ndryshme.

Lakra është perime me vlera të larta biologjike dhe me vlera të ulëta kalorike (24 kcal/100 g), mesatarisht përmban: 92,52 për qind ujë, 1,21 për qind proteina, 0,18 për qind yndyrë dhe 2,3 për qind fibra dietale.

Edhe pse të gjitha llojet e saj janë të shëndetshme, ekzistojnë disa lloje të caktuara lakrash. Tashmë në dispozicion kemi lakrën e gjelbër, të kuqe, lakrën kineze “pe tsai” ose “bok choi”. Studimet e fundit kanë treguar se lakra e kuqe përmban më shumë vitamina C se ajo e bardha, ka më shumë antioksidues, për të cilin është vërtetuar se mbron qelizat e trurit.  Ndoshta mënyra më e mirë për ta konsumuar këtë perime është përmes lëngut të saj. Ky lëng është shumë i shëndetshëm, e mund të përgatitet në shumë mënyra.

Nga 100 g lakër duke e shtrydhur fitohen 50 ml lëng. Mund ta pini në kombinim me mollë. Përveç mollës, lëngut të lakrës mund t’i shtoni një deri dy lugë mjaltë apo ta përzini me lëng karrote.  Këshillohet të pini një gotë në ditë, në mëngjes ose midis vakteve.

Burimi: healthyfood

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit