Nuk është ashtu siç duket, studimi tregon se gjenerata Z është lodhur nga seksi i tepërt

Një nga mitet më të përsëritura në botën e “marketingut” është se seksi shet. Por, Gjenerata Z është e mërzitur që ka kaq shumë seks kudo.

Një studim i realizuar nga Universiteti i Kalifornisë zbuloi se teknika për ta mbajtur gjeneratën Z (të rinjtë midis 13 dhe 24 vjeç) të lidhur me një seri televizive apo një film, mund të fillojë të humbasë vlerën: adoleshentët dhe të rinjtë po lodhen duke parë kaq shumë seks kudo.

Ky është përfundimi në të cilin ka arritur studimi i publikuar në fund të vitit 2023, nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë.

Studimi tregon se gjenerata Z ka një marrëdhënie të komplikuar me seksin – që përfshin interes më të ulët për takimet e rastësishme, apo debate të vazhdueshme për gjithçka që ka të bëjë me seksin.

Një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve (47.5%) besojnë se seksi dhe romanca janë të përfaqësuara tepër në mediat audiovizive dhe se shumica (51.5%) do të preferonin të shihnin më shumë përshkrime të “miqësisë dhe marrëdhënieve platonike”.

Përveç përmbajtjes seksuale, të rinjtë demonstruan gjithashtu një refuzim të konsiderueshëm të marrëdhënieve romantike në përgjithësi. 44.3% thanë se romanca është “tepërpërdorur” nga media dhe 39% do të donin të shihnin më shumë personazhe aromantikë ose aseksualë në ekranin e tyre./Gazeta Shëndeti

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës