Kryefaqja Shendeti a-z A Nuk i ushqeni mjaftueshëm fëmijët me fruta dhe perime? Ja nga çfarë...

Nuk i ushqeni mjaftueshëm fëmijët me fruta dhe perime? Ja nga çfarë rrezikohen

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Frutat dhe perimet janë ndër ushqimet më të shëndetshme që duhet të përfshihen patjetër në dietë. Konsumimi i tyre është i rëndësishëm si për fëmijët ashtu edhe të rriturit. Një studim i fundit ka zbuluar se fëmijët që nuk konsumojnë mjaftueshëm fruta dhe perime janë 53% më të rrezikuar që të preken nga astma. Ushqimet e pasura me lëndë ushqyese parandalojnë këtë sëmundje duke përmirësuar sistemin imunitar, thonë ekspertët.strawberry girl

Astma është një sëmundje kronike që prek sistemin e frymëmarrjes së njeriut dhe shkakton probleme me frymëmarrjen si tek fëmijët ashtu edhe të rritur. Aktualisht nuk ka një kurë për astmën, por mund të përdoren trajtime të ndryshme që mbajnë simptomat nën kontroll.

Hulumtuesit shkencorë nga Kolegji Amerikan i Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë analizuan të dhënat e më shumë se 2000 fëmijëve të moshës 6-18 vjeç. 57% e tyre jetonin të paktën një gjysmë milje larg nga dyqani më i afërt që shiste fruta dhe perime.

Ndërsa 1 në 10 fëmijë jetonin të paktën 1 milje larg. Rreth 21% e fëmijëve që i kishin larg këto dyqane vuanin nga astma, ndërsa tek grupi tjetër ishin vetëm 17%.

Udhëheqësi i studimit, Maripaz Morales, thotë se gjatë studimit kanë zbuluar edhe nxitës të tjerë të astmës, si riniti alergjik dhe obeziteti.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here