Bisedoi: Egida Delibashi
Nikoleta është rreth të 50-ve. Ajo vuan nga problemet me tensionin dhe alergjinë. E këshilluar nga mjekja e familjes, ajo ka zgjedhur që ta bëjë vaksinën dhe se është gati të bëjë të gjitha dozat që këshillohen. E kontaktuar nga shëndeti.com.al, Nikoleta rrëfen eksperiencën e saj ndërsa është infektuar dy herë me covid-19.
Nikoleta, a jeni vaksinuar?
Po, unë jam vaksinuar.
Sa doza të vaksinës keni bërë?
Kam marrë 2 doza të vaksinës.
Cilën vaksinë keni zgjedhur për të bërë?
Unë kam bërë dozën e vaksinës kineze. (Sinovac)
Pse kjo zgjedhje?
Ma rekomadoi mjekja e familjes meqë unë vuaj nga disa sëmundje kronike si tensioni dhe alergjia dhe mjekja më rekomandoi dozën e vaksinës sionvac.
Kur jeni vaksinuar me keni jeni konsultuar?
Për vaksinën unë jam konsultuar vetëm me mjeken e familjes.
Mjeku i familjes ka qenë në dijeni të historikut të sëmundjeve shoqëruese? Ҫfarë ju ka këshilluar?
Po, mjekja ka qenë në dijeni, më ka këshilluar sepse unë vetë kam qenë me dy mendje për ta bërë. Jo sepse nuk i besoja vaksinës, por kisha nevojë për këshillim dhe informacion më të detajuar nga mjekja për mënyrën sesi trupi im do reagonte për dozat e marra. Mbaj mend që në fillim qarkullonin dhe disa hipoteza për vaksinën, megjithëse kriteri i moshës, por dhe ngaqë isha me sëmundje kronike bëri që unë të isha në rradhët e para të vaksinimit.
Sa i vështirë/i lehtë ka qenë për ju vendimi për t’u vaksinuar?
Unë mezi prisja të vaksinohesha dhe këtë e them sepse kalova covid-19 në shkurt 2021 dhe në prill bëra vaksinën, nuk prita që të kalonin 6 muaj që nga infektimi me virus. Në periudhën prill-maj unë kam mbaruar dozat e vaksinës.
A jeni ndjerë ndonjëherë i detyruar për vaksnimin, apo ka qenë zgjedhja juaj e lirë?
Nuk kam qenë e detyruar, unë edhe për dozën e tretë isha gati, por u sëmura dhe tani pres të bëj dozën në vazhdim.
Familjarët tuaj janë vaksinuar?
Nga familjarët e mi është vaksinuar bashkëshorti me 2 doza, vajza që është studente ja kërkonin në Fakultet dhe ajo bëri vetëm dozën e parë të vaksinimit, jo më tepër sepse mendon se vaksina nuk ka efektivitet. Djemtë e mi nuk janë vaksinuar fare sepse nuk duan ta bëjnë dhe nuk i është dashur as në shkollë, as në punë. Unë jam përpjekur t’u mbush mendjen, por ata nuk kanë pasur dëshirë. Ndoshta në vazhdim mund ta bëjnë nëse do u duhet të lëvizin jashtë vendit.
Pas kryerjes së dozave, jeni ndjerë më pak të kërcënuar nga virusi? Jeni infektuar më pas?
Unë jam infektuar shumë kohë më pas. Covid-in e parë e kalova në shkurt të vitit 2021 dhe u infektova sërish në janar të vitit 2022, gati një vit më pas. Nëse do flisja sesi e kalova më lehtë apo më rëndë, unë nuk i krahasoj dot. Ajo që kalova në vitin 2021 ishte me siptoma të tjera dhe tani në janar që e kalova shumë ndryshe dhe s’mund t’i krahasoj sepse as simptomat nuk i kanë njësoj. Në fillim, kisha të gjitha siptomat e virusit që ekspertët thonin, ndërsa këtë herë unë isha si në gjendje gripi, por me këputje më të shumta trupore dhe nuk mbushesha dot me oksigjen. Fëmijët e mi të pavaksinuar edhe pse më kanë qëndruar afër sepse dhe më shërbenin kur kisha nevojë, nuk janë infektuar nga virusi.
Si ishte reagimi i sistemit imunitar kësaj here? E kaluat më thjeshtë/njësoj/më keq herën e dytë?
Nuk e bëj dot diferencën, kësaj here ishte ndryshe, herën e parë ndryshe.
Të gjitha dozat kanë qenë e po të njëjtit lloj të vaksinës që keni bërë në fillim? (Prsh, vetëm Pffizer)
Të dyja dozat i kam kineze sepse kështu më këshilloi mjekja, por dhe se kishte doza kineze dhe nuk kishte mungesë të tyre në qendrat shëndetësore.


