Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë shkon në 213, njerëzit shtrihen në rrugë

Vazhdon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi i ri që ka prekur Kinën dhe është shpallur si emergjencë globale e shëndetit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas BBC, numri i të vdekurve ka arritur në 213, dhe 42 nga 43 viktimat e reja janë regjistruar në provincën e Hubei. Ndërsa në Wuhan, ku është dhe epiqendra e epidemisë ka edhe raste të personave të vdekur në rrugë.

Ndërkohë OBSH raporton se deri tani numërohen 98 raste në 18 vende të tjera, por pa vdekje. Shumica e këtyre rasteve janë njerëz që kanë qenë në Wuhan apo Hubei.

Gjithsesi në tetë raste, në Gjermani, Japoni, Vietnam dhe Shtetet e Bashkuara, pacientët u infektuan nga persona të tjerë që kishin udhëtuar në Kinë.

Burimi: OBSH/ BBC

Postime të ngjashme

Pesë ankesa çojnë në KPP tenderat e lavanderive të spitaleve me fond mbi 6.1 milionë euro
Ministrja Sala prezanton shërbime të reja për të moshuarit, ndërsa Kujdesi Shëndetësor në Banesë vazhdon të mbetet pa financim të qëndrueshëm
Obeziteti - Le të flasim për të.... SË SHPEJTI
Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës