Obama deklaron: Mund ta kurojmë kancerin

Blertina Koka, “Shëndet+”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, mbajti fjalimin e tij të fundit drejtuar kombit. Gjatë këtij fjalimi Obama deklaroi se “Amerika mund të kurojë kancerin”.

Barak ObamaAi përmendi rritjen e burimeve për Institutin Kombëtar të Shëndetit, falë edhe ndihmës së zv.presidentit Joe Biden, i cili humbi djalin nga tumori vitin e kaluar.

“Për të gjithë njerëzit e dashur që kemi humbur, për familjen që ne ende mund ta shpëtojmë, le ta bëjmë Amerikën vendin që do të shërojë kancerin një herë e përgjithmonë”.

Edhe zv.presidenti Biden bëri një deklaratë prekëse në lidhje me kurimin e kancerit. “Nuk është personale vetëm për mua, por për gati çdo amerikan dhe miliona njerëz në të gjithë botën.

“Të gjithë ne njohim një person që ka pasur kancer ose po lufton me të. Ata janë familjarët tanë, miqtë dhe kolegët,” tha Biden.

Zv.presidenti propozoi marrjen e dy masave: 1) Të rriten burimet, si private ashtu edhe publike, për të luftuar kancerin. 2) Të rrëzojmë barrierat dhe të bashkojmë të gjithë studiuesit e kancerit bashkë, që të bashkëpunojnë, të ndajnë informacione dhe ta bëjnë kancerin pjesë të së shkuarës.

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë
3 lëngjet më të mira kundër kapsllëkut dhe për një tretje të mirë
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët