OBSH: Obeziteti te fëmijët e moshës nën pesë vjeç regjistron nivele alarmante

Të paktën 41 milionë fëmijë të moshës nën 5 vjeç në të gjithë botën janë obezë ose mbipeshë, paralajmëroi dje Organizata Botërore e Shëndetësisë. Numri fëmijëve obezë ose mbipeshë është rritur më shumë në vendet në zhvillim, ku të ardhurat janë më të ulëta.fëmijë_obezë

Sipas një studimi të kryer nga Komisioni i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Reduktimin e Obezitetit te Fëmijët, “numri i fëmijëve obezë në vendet në zhvillim është dyfishuar nga 7.5 milionë që ka qenë në vitin 1990, në 15.5 milionë në vitin 2014”.

“Mbipesha dhe obeziteti ndikojnë në jetën e fëmijëve, pasi përballen me një sërë pengesash, si fizike, psikologjike dhe probleme shëndetësore,” deklaroi Sania Nishtar, përgjegjëse e Komisionit për Reduktimin e Obezitetit te Fëmijët.

Konsumimi i ushqimeve dhe pijeve të pashëndetshme ka çuar në rritjen e numrit të fëmijëve obezë. Fëmijët që nuk hanë mjaftueshëm ushqime me vlera ushqyese në vitet e para të lindjes, janë më shumë të rrezikuar për t’u bërë obezë kur ndryshojnë mënyrën e të ngrënit. Fëmijët e refugjatëve gjithashtu janë më të rrezikuar për t’u bërë obezë, për shkak të ndryshimeve të menjëhershme kulturore dhe kujdesit të pakët shëndetësorë.

Gati gjysma e fëmijëve obezë ose mbipeshë nën moshën pesë vjeç jetojnë në Azi dhe 25% në Afrikë.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Reuters

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?