OBSH: Shqipëria, e para në Europë për mosplotësim të nevojave dentare. Stomatologët: Shërbimet bazike të mbulohen nga shteti

Qytetarët shqiptare nuk i plotësojnë nevojat e tyre bazike dentare dhe kjo evidentohet në një raport të OBSH që e lidh këtë fakt me koston që qytetarët kanë për këtë shërbim.

Sipas raportit, Shqipëria është në vend të parë në Europë për përqindjen e lartë të njerëzve që nuk kanë plotësuar nevojat e tyre dentare. Përqindja e personave të moshës mbi 16 vjeç që raportojnë nevojën e paplotësuar për kujdesin dentar, është nga 0.1% në Maltë deri në 15.6% në Shqipëri. Pas vendit tonë renditet Greqia, me afro 12%.

Raporti thekson se, kostoja është arsyeja kryesore për nevojën e paplotësuar në të gjithë shtetet e Europës, përveç Finlandës dhe Sllovenisë, ku koha e pritjes është arsyeja kryesore.

Sipas stomatologëve kjo reflektohet edhe në shërbimin që kërkojnë qytetarët të cilët ndihmohen nga remitancat dhe ata që jetojnë me një pagë minimale.

“Të ardhurat që sjellin emigrantët kanë mbështetur edhe shërbimin për familjarët e vet në Shqipëri, përjashto edhe ata që kanë një punë të mirë, një biznes që mund ta mbulojnë goxha këtë shërbim. Ndërsa pjesa tjetër që janë të luksit, ortopedi, kirurgji, implantologji janë një standard tjetër që e bëjnë vetëm ata që kanë mundësi financiare. Emigrantët që vijnë nga bota jashtë kanë kërkesa të larta estetike, dhe duan një shërbim sa më cilësor”, tha Hydajet Ponari, stomatolog për TV Klan.

Sipas specialistëve, edhe pse vitet e fundit ka një kërkesë të lartë për kujdesin dentar, duhet që shërbimet bazike për masivitetin e popullsisë mund të mbulohen nga shteti, siç po veprohet me fëmijët.

“Të paktën edhe shteti jonë që po përpiqet me programet e në shkolla, profilaksinë, higjiena, edukata e ndërgjegjësimit për të ruajtur dhëmbët, kontroll tek dentisti, deri tek mbushjet që janë disi më ekonomike, duhet të mbulohen nga shteti pasi nuk kanë një kosto shumë të lartë”, tha Hydajet Ponari, stomatolog.

Nivelet e nevojave të paplotësuara për kujdes dentar priren të jenë më të larta në mesin e njerëzve të zonave të varfra

Postime të ngjashme

Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi
Ndikimet e potomanisë në shëndetin tuaj
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni