Përbërësit për katër persona
4 vezë, 1 patate- 1 domate, 1 qepë
- 1 kungull, 1 llukanik
- 1 lugë gjelle gjalpë
- Kripë, piper, pak vaj
- 1 lugë gjelle djath të grirë
Përgatitja
- Pastrojmë qepën, pataten, kungullin, i presim në feta të holla dhe i skuqim në një tigan me vaj.
- Shtojmë domaten e grirë, llukanikun në feta, vezët e rrahura më parë, kripën, piperin, e i përziejmë të gjitha bashkë.
- Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe hedhim masën e përgatitur. Shtojmë dhe djathin sipër dhe e fusim në furrë për 15 min.
Ju bëftë mirë!


