Operacioni estetik i hundës, kur mund të kryhet?

Denisa Canameti

Rinoplastika apo operacioni estetik i hundës është një nga ndërhyrjet më të shpeshta që realizohen jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën. Dëshira për të pasur një hundë të bukur i bën hunda kirurgjishumë vajza dhe djem që t’i drejtohen kirurgut plastik.

Por cila është periudha më e përshtatshme për të realizuar një ndërhyrje të tillë? Kirurgu plastik Sokol Isaraj tregon se nuk ka një periudhë fikse, edhe pse njerëzit janë të prirur që ta realizojnë këtë ndërhyrje gjatë periudhës së ftohtë, meqë mundësitë e alergjive dhe problemeve të tjera në traktin respirator janë më të ndjeshme gjatë periudhës pranverë-verë.

Gjithashtu, duke qenë se hunda nuk duhet të ketë kontakt me rrezet e diellit për një periudhë disa javore pas operacionit, atëherë periudha më e përshtatshme do të ishte vjeshta. Duhet pasur parasysh se pas ndërhyrjes, hundës i duhen 6 muaj deri në një vit për të arritur formën e saj përfundimtare.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?