Ora biologjike e stomakut

Luçiano Bardhi
Mjek imazherisht, Nutricionist

Orën biologjike e kuptojmë, por kuptimin e kësaj fjale nuk i’a dimë! Stomaku nuk është një qeskë apo fshikëz, e cila mbushet dhe zbrazet pa kriter, ashtu siç ne dëshirojmë. Funksionet senso-fiziologjike sot nuk njihet aspak, të paktën këtu tek ne në Shqipëri.

Atë çka ndodh në stomak, nuk e dimë aspak. Funksionet tubulo-alveolare në shtresat e tij.

Në shtresat e mukozës (kryesisht në lamina propria) kryen 2 funksione krejt të rëndësishme.E para është gjatë ushqimit dhe e dyta ajo që ndodhë me stomakun kur ne nuk hamë.

Koha e ngrënies:

Kur ushqimi fillon të vijë në stomakun tonë, dhe kur aktiviteti i përtypjes fillon në gojën tonë, atëherë përmes baroreceptorëve nga hypotalamusi, stomaku fillon të lëvizë. Në fazën e parë, ushqimet e ngrënshme duhet të zbërthehen me tretje mekanike (kimus). Madje është një proces përpunimi dhe jo zbërthimi apo tretjeje.

Për shkak të përthithjes së ushqimit në zorrët e holla ky ushqim duhet të copëtohet, por jo të TRETET(tretjen e bëjnë enzimat e lumenit intestinal dhe enzimat me funksione hormonale) Këtu lëndët ushqimore përthithen nga qelizat epiteliale me vile si dhe mikrovile. Përndryshe, nëse ushqimet janë në molekula të mëdha ose në copa më të mëdhaja, ato nuk mund të absorbohen dot nga zorrët e holla.

NË STOMAK KRYHET VETËM NJË TRETJE APO COPËTIM MEKANIK, ku nga ky proces sekretohet acidi hidroklorik, në procesin e ngrënies gjendrat e fundusit prodhojnë një acid shumë të fuqishëm (acidin hidroklorik) nga aktivizimi i gjendrave tubulo-glomerurale (pra nga niveli i pH prej 1.5) .Vetëm në këtë mënyrë ushqimet copëtohen në makro-molekula të mëdhaja, për të kaluar në epitelin e zorrës së hollë. Në stomak nga bashkimi i Acidit klorhidrik me enzimën e pepsinogjenit,formohet pepsina, e cila ndihmon tretjen.

Do thoni ju po nëse niveli i aciditeti shkakton inflamim mukozal? Po keni të drejtë por, stomaku është një orë biologjike dhe jo organ. Stomaku sekreton këtë acid të veçantë vetëm gjatë procesit të ushqimit,dhe në mënyrë që ky acid i prodhuar vetvetiu të mos dëmtojë indet e stomakut (shtresat mukozale të tij).

Pra në rastin e stomakut bosh ky acid nuk prodhohet!

Në mënyrë që kjo tretje mekanike në stomak të jetë e plotë, duhet t’i kushtojmë vëmendje nivelit të ulët të acidit në stomak.

Gjatë ushqimit ne nuk duhet të pimë kurrë UJË!

Duke qenë se pH i ujit është 7-8, ai hollon acidin e stomakut,dhe proçesi i tretjes ngadalësohet ku madje ndalet pas një kohe.

Meqenëse ushqimet nuk shpërbëhen plotësisht, ato nuk përthithen kur kalojnë në zorrën e hollë.

Këto ushqime të mëdha, të tretura jo plotësisht, që nuk mund të përthithen, fillojnë të kalben pas një kohe.

Ndërsa prishen, ato kthehen në substanca toksike. Substancat toksike krijojnë si CO2 ashtu edhe gaz metan. Ato bëhen burim i acetaldehidit dhe substancave të tjera më të dëmshme. Madje lejojnë patogjenët e tyre të riprodhohen.Ky është burimi i çrregullimit SIBO që është shprehur kohët e fundit.

Gjatë pirjes së ujit valvulat klorhidrike mbyllen,dhe makromolekulat nuk përthithen nga shtresat epetiliale kubike dhe prizmatike  zorrën e hollë. Acidi klorhidrik arrin deri në ezofag,dhe konsiston në formimin e ulçërave ezofageale. Përpara 30 minutash, para vaktit të ngrënies duhet të konsumohet rreth gjysëm litri uji, dhe pas 3 orësh sërish gjysëm litri tjetër.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit