Organizatat e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për Mbështetjen e Punësimit të të Rinjve

Ky projekt është mbështetur në kuadrin e Programit të Mediave dhe Shoqërisë Civile 2016 – 2017 Konsolidimi i Rrjeteve Tematike Rajonale të Organizatave të Shoqërisë Civile nga Komisioni Evropian. Projekti WeB4YES do të zgjasë 36 muaj duke filluar nga Janari 2018.

Ky Projekt përfaqëson një iniciativë rajonale të hartuar për të ofruar qasje inovative ndërsektoriale dhe për t’u ofruar të rinjve të papunë të rajonit të Ballkanit Perëndimor mundësi për zgjerimin e mundësive të punësimit dhe përmirësimin e aftësive për punë. Projekti është hartuar për të adresuar sfidat ekzistuese të bashkëpunimit të pamjaftueshëm midis aktorëve të shoqërisë civile dhe autoriteteve publike në Ballkanin Perëndimor në proceset e politikave dhe vendimmarrjen drejt procesit të reformës lidhur me papunësinë e të rinjve.

Ku janë aktualisht politikat e punësimit dhe sipërmarrjes?

Papunësia e të rinjve në 6 vendet e Ballkanin Perëndimor (BP6) mbetet shqetësuese, me normat e papunësisë së të rinjve që janë ndër më të lartat në botë. Ato variojnë nga 28.9% në Shqipëri, 34.9% në Serbi dhe 35.9% në Mal të Zi, në 48.2% në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, 52.4% në Kosovë* dhe 54.3% në Bosnje dhe Herzegovinë. Prandaj, është me rëndësi të trajtohet kjo çështje përmes bashkëpunimit dhe dialogut të të gjitha palëve të interesuara. Nëpërmjet bashkëpunimit të autoriteteve publike, OSHC-ve dhe sektorit privat, rajoni do të bëjë përmirësime thelbësore në zhvillimin e ciklit të politikave në mënyrë që të zgjerohet aksesi i OShC-ve në krijimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave publike, në mënyrë pjesëmarrëse dhe transparente.

Çfarë do të bëjë konsorciumi i WeB4YES për ta ndryshuar këtë?

  • Do lehtësojë krijimin e dialogut të strukturuar në nivel të BP6 ndërmjet aktorëve kryesorë nga rajoni për politikat e punësimit.
  • Do kontribuojë në zhvillimin e nismave rajonale dhe kombëtare të politikave për masat aktive të tregut të punës për rininë, nxitjen e punësimit të të rinjve, të mësuarit sipërmarrës dhe krijimin e mjedisit për sipërmarrjen rinore.
  • Do bëjë shkëmbimin e njohurive në ndjekjen e politikave dhe praktikave të mundshme për punësimin e të rinjve.
  • Ti nxisë dhe tu bejë të mundur i OShC-ve mundësitë për ndikuar në vendosjen e axhendës për politikën e punësimit të të rinjve.
  • Do Përmirësojë kapacitet e OShC-ve të BP6 për advokimin e masave të reja të politikave në punësimin e të rinjve dhe sipërmarrjen.
  • Do përkrahë nismat rajonale që nga rrënjët, për t’u angazhuar më tej në zhvillimin e shërbimeve lokale për qytetarët e rinj të papunë përmes skemës rajonale te sub-grantimit të përfshirë në projekt.
  • Do të ofrojë një platformë gjithëpërfshirëse rajonale të shërbimit elektronik për punësimin dhe mobilitetin e punës, me qëllim të rritjes së mobilitetit rajonal në BP6.

Ku duam të arrijmë?

Rajoni i BP ka nevojë për politika të hapura, bashkëpunuese dhe efektive të punësimit dhe sipërmarrjes, që synojnë të mundësojnë një shkallë më të lartë të punësimit midis të rinjve. Kjo do të ketë një ndikim afatgjatë në lëvizjen e njerëzve në rajon, duke lejuar rritjen e mobilitetit të punës dhe duke mundësuar kështu lidhjen e njerëzve dhe të tregut në rajon në përputhje me proceset e integrimit Evropian.

Projekti synon të fuqizojë aktorët e shoqërisë civile për të dhënë një kontribut të konsiderueshëm në adresimin e shumë çështjeve të punësimit dhe sipërmarrjes, nëpërmjet aktiviteteve të tyre të advokimit dhe mbikëqyrjes në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal dhe kështu të përqendrohet më shumë në nevojat e qytetarëve të rinj në hartimin e politikave.

Koordinatori i projektit është organizata Shkolla e Hapur e Beogradit (Belgrade Open School) dhe partnerët në këtë projekt janë: Shoqata Përtej Barrierave (Tiranë, Shqipëri), Shoqata për Prosperitet Demokratik – ZID (Podgorica, Mali i Zi), Instituti për Zhvillimin e Rinisë KULT (Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë) OJQ Lens (Prishtinë, Kosovë*), Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë (Shkup, IRJ e Maqedonisë) dhe Olof Palme International Center (Stokholm, Suedi).

Shoqata Përtej Barrierave  mbajti më 8 qershor 2018, Forumin e parë Kombëtar për Punësimin e të Rinjve në Shqipëri, pjesë e projektit Web4YES.

Takimi mblodhi së bashku 20 aktorë nga institucionet qendrore dhe vendore, OShC- lokale që punojnë me punësimin e të rinjve, organizatat ndërkombëtare, rrjetet rinore dhe përfaqësuesit e qëndrave të karrierës të universiteteve private. Qëllimi i takimit ishte krijimi i një grupi  ekspertize që mund të konsultohet, të ndajë, të kontribuojë dhe të bashkëpunojë gjatë gjithë kohëzgjatjes  së projektit, si dhe të prezantojë forumin me draft raportet mbi Masat Aktive të Tregut të Punës dhe rritjen e Punësimit të të Rinjve.

Postime të ngjashme

Problemet me veshkat: Shenjat që nuk duhet t’i injoroni - Podcast me mjeken Marsida Duli - Ep.26
A është ngrënia e mëngjesit vonë e rrezikshme për shëndetin? Ja çfarë thotë studimi
PROMO | Podcast me mjeken alergologe Mira Xhixha – Të mërkurën, 4 mars 2026
Ky mjet i inteligjencës artificiale mund t’i shpëtojë pacientët me kancer nga kimioterapia që nuk u nevojitet
Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet: të moshuarit
Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Ndryshimet në Shëndetësi, ministrja Sala prezanton drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor