Osteoartrit, si trajtohen dhimbjet?

o 1

Jam një burrë 54 vjeç dhe që prej disa kohësh vuaj nga osteoartriti. Doja të dija së çfarë mund të përdor për të qetësuar dhimbjet në momentin që shfaqen dhimbjet?
SABRIU

Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjekun reumatolog Edmond Progri:
“Në momentin që shfaqen dhimbjet, rekomandohet regjim shtrati, për 1 ose 2 ditë, derisa të qetësohen. Po ashtu këshillohet të përdoren medikamente antiinflamatore dhe antidhimbje. Këto duhen përdorur për një kohë të shkurtër dhe nën rekomandimin e mjekut. Kortizoni këshillohet shumë rrallë dhe vetëm për mjekim lokal. Kohët e fundit rekomandohen kripërat e acidit hyolloroil që aplikohet në rrugë lokale. Në rastet kur pacienti shfaq enjtje, skuqje të zonës përreth artikulacionit (artrit) rekomandohet vendosja e akullit për një kohë të shkurtër (deri 20 minuta në ditë) derisa të qetësohet dhimbja. Gjithsesi mjekimi medikamentoz i kësaj sëmundjeje duhet të jetë i kombinuar me atë fizik dhe psikofizik. Në disa raste mjaft efikase ka rezultuar të jetë trajtimi kirurgjikal, sidomos për zonën femorale dhe në gjunjë. të këtyre pacientëve u rekomandohet të përdorin analgjezikë. Mjaft e mirë për trajtimin e këtyre problemeve është dhe fizioterapia, e cila duhet të kryhet në bazë të rekomandimeve të mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi person që duhet të përcaktojë kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e këtyre seancave”.

Postime të ngjashme

Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë