Pa etiketa dhe dokumentacione, gjobiten katër biznese ushqimore me 650 mijë lekë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së festave të fundvitit në të gjithë vendin, ka gjobitur 4 subjekte dhe ka bllokuar produkte ushqimore.

Trupat inspektuese të drejtorive Rajonale AKU Tiranë dhe Kukës gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në katër subjekte me natyrë aktiviteti “market”, “supermarket”, “prodhim, përpunim produkte ushqimore” konstatuan problematika me dokumentacionin, mangësi në gjurmueshmëri, mangësi në etiketim si dhe rezultateve jokonforme të raport provave.

Për shkeljet e konstatuara ndaj këtyre subjekteve janë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 650.000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 342.5 kg produkte deri në plotësimin e kërkesave ligjore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet e shtuara në terren me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe ndëshkimin e paligjshmërisë.

 

Burimi:balkanweb.com

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak