Pacientët kardiak së shpejti mund të pajisen me valvula të zemrës që rriten natyrshëm brenda trupit

Pacientët me sëmundje kardiake në Britaninë e Madhe do të mund të pajisen së shpejti me valvula zemre që rriten natyrshëm brenda trupit, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Një grup i parë prej mbi 50 pacientësh do të marrin valvula të bëra nga fibra, të cilat do të shërbejnë si ‘korniza’ që mund të implantohet dhe të integrohet me qelizat e trupit.

Me kalimin e kohës, kornizat do të tretën, duke lënë pas një valvul jetësore të përbërë plotësisht nga indet e pacientit. Kur valvulat e zemrës ngurtësohen, rrisin rrezikun e goditjes në tru dhe infarkteve.

Opsionet ekzistuese për zëvendësimin e valvulave për pacientët kanë mangësi të mëdha.

Valvulat e marra nga kafshët ose nga indet njerëzore të implantuara në trupin e pacientit kanë një jetëgjatësi prej vetëm disa vitesh dhe mund të refuzohen nga sistemi imunitar i trupit. Valvulat mekanike kërkojnë që pacientët të marrin ilaçe për tërë jetën.

Trajtimet aktuale janë jashtëzakonisht të vështira për fëmijët që lindin me defekte të zemrës, pasi valvulat nuk rriten bashkë me trupin e tyre dhe duhet të zëvendësohen disa herë para se të arrijnë moshën e rritur.

Por valvulat e reja mund të rriten siç rritet trupi i fëmijës, pasi ato bëhen pjesë e trupit të pacientit. Projekti udhëhiqet nga Profesori Sir Magdi Yacoub, një kirurg i njohur kardiak, tani në të 80-at, i cili kryeu transplantin e parë të zemrës dhe mushkërisë në Mbretërinë e Bashkuar në spitalin Harefield në perëndim të Londrës.

Çdo vit, rreth 13,000 zëvendësime valvulash zemre bëhen në Angli dhe 300,000 në mbarë botën – dhe numrat po rriten çdo vit.

Valvula e re jetësore mund të transformojë jetën e këtyre pacientëve duke eliminuar nevojën për operacione të përsëritura dhe duke ulur rrezikun e refuzimit.

Dr. Sonya Babu-Narayan, drejtuese mjekësore e Fondacionit të Zemrës Britanike, e vlerësoi këtë zhvillim si ‘kristalin e shenjtë’ për kirurgjinë e valvulave të zemrës.

Ajo tha: “Jemi ende në fazat e hershme, por nëse hulumtimet e mëtejshme tregojnë se kjo qasje është e suksesshme, shumë njerëz në mbarë botën mund të jetojnë më gjatë dhe mirë pa pasur nevojë për procedura të përsëritura të valvulave të zemrës.”

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj